Flash News

KRYESORE

Gjici tërbohet me Duron, pritet "tërmet" te Kukësi

Kukësi ka dështuar krejtësisht në këtë fillim sezoni, pasi në 7 ndeshje ka vetëm 10 pikë. Skuadra verilindore është shumë larg pritshmërive, pasi u investua për titullin kampion, por rezultatet janë krejtësisht të tjera.

Trajneri Shpëtim Duro nuk do ta ketë të gjatë në krye të Kukësit në rast se skuadra e tij vazhdon me paraqitje të tilla. Ai ka 3 humbje, 1 barazim dhe 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit. Disfata ndaj Vllaznisë ishte goditja përfundimtare për skuadrën e tij.

Presidenti Safet Gjici e pa sfidën nga tribuna dhe doli shumë i zhgënjyer nga stadiumi. Ai po mendon largimin e trajnerit, por fati i Duros është se momentalisht mungojnë dhe alternativat për një emër me peshë në pankinë.

Rezultate imazhesh për shpetim duro kukesi

Të fundit