Flash News

KRYESORE

Gjigantët e ‘SHELL’ të bindur për naftën e Beratit, krijohet akademia që do specializojë të rinjtë

Gjigantët e ‘SHELL’ të bindur për naftën e

Qeveria Shqiptare së bashku me kompaninë e naftës SHELL do të ndërtojnë në qytetin e Beratit akademinë “SHELL”, për të specializuar të rinjtë dhe të rejat që do të punojnë në sektorin e naftës dhe të gazit.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri, Edi Rama gjatë bashkëbisedimit të tij me qytetarët e qarkut të Beratit, në kuadër të llogaridhënies së qeverisë.

“Këtu, në Berat ne kemi ndërtuar qendrën e re të formimit profesional dhe në bashkëpunim  me SHELL-in do të çelim akademinë SHELL, për të trajnuar dhe specializuar vajza dhe djem që do të punojnë në sektorin e naftës dhe gazit që është në zhvillim e sipër,” përfundoi kryeministri Rama.

Rama tha se në zonën e Beratit është zbuluar naftë e një cilësie të lartë, ndryshe nga nafta që nxirret deri më tani.

SHELL po kërkon prej vitesh naftë në bllokun 4 dhe mesa duket rezultatet kanë qenë të mira për kompaninë gjigante.

Të fundit