Flash News

KRYESORE

Gjigantët tërheqin reklamat; cili do jetë fati i Facebook?

Gjigantët tërheqin reklamat; cili do jetë fati i Facebook?

Pas skandalit me të dhënat personale, Facebook mbylli javën e kaluar me 58 miliardë dollarë më pak. Themeluesi Mark Zuckerberg kërkoi falje për përdorimin e të dhënave personale që ka prekur 50 milionë përdorues, por siç duket falja nuk ndaloi investitorët të shesin aksionet.

Ndërkohë ka nisur fushata për fshirjen e llogarive në Facebook (#deletefacebook).

BBC shkruan se shumë reklamues të fuqishëm kanë pezulluar reklamat e tyre.

Ndëtr to dhe gjiganti Mozilla dhe Commerzbank pezulluan reklamat në këtë platformë. Edhe Elon Musk fshiu faqet zyrtare te kompanive Tesla dhe Space X.

Aksionet në kompaninë e mediave sociale ranë nga 176.80 dollarë të hënën në rreth 159.30 dollarë deri në mbrëmjen e së premtes. Mbetet për t’u parë në vijim se çfarë do të ndodhë me rrjetin gjigant.

 

Të fundit