Flash News

KRYESORE

Gjiknuri del nga Krimet e Rënda, çfarë dëshmoi ministri para trupit hetues

Gjiknuri del nga Krimet e Rënda, çfarë dëshmoi ministri

Ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ka dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku dëshmoi lidhur dyshimet për abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan. Në një deklaratë për mediat, Gjiknuri theksoi se ai pret që prokuroria të zbardh këtë aferë, e cila llogaritet të jetë rreth 54 milion euro.

“Në cilësinë e personit që ka dijeni dhe si person kallzues kam dhënë dëshminë time në ndihmë të hetimeve. Nuk  kam ndonjë gjë për të shtuar. Çfarë kam pasur për të thënë e kam  thënë në audit dhe e kam përsëritur sërish sot. Unë nuk jam këtu për të bërë rolin e prokurorit, por pres që hetimet të përfundojnë me sukses”, tha Gjiknuri.

Për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan, janë në pranga tre ish-zyrtarë: Dashamir Xhika, që ka qenë drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Albens Alite dhe Aksel Qurduka, dy ish-drejtuesit e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan. Dëmi i përllogaritur nga Prokuroria për abuzimet me tenderët dhe amendimet e kontratave me kontraktorët shkon në 54 milion euro.

Të fundit