Flash News

KRYESORE

Gjiknuri i përgjigjet opozitës për 6 pikat: Alibi e kotë, me një e-mail i depozitojmë në Kuvend

Gjiknuri i përgjigjet opozitës për 6 pikat: Alibi e kotë, me

Damian Gjiknuri pas mbledhjes së Këshillit Politik i është përgjigjur opozitës së Bashkuar për kërkesën e saj për t’u mbledhur nesër ose pasnesër për të diskutuar pikat e saj.

Gjiknuri thotë se për pikat që do të mblidhet PD- LSI është rënë dakord po në Këshillin Politik dhe mjafton një e-mail konfirmues për t’i depozituar ato në Kuvend.

Ai shton se kjo është një alibi që nuk qëndron nga Opozita e Bashkuar.

“Janë disa pika si ligjet për sinjalizuesin, procedura penale, dhe një ligj tjetër. Drafti është dakordësuar. Mjafton një konfirmim me email dhe ia çoj unë kërkesën për të depozituar për këto projektligjet. Pra pretendimi për të miratuar këtu disa pika që ne i kemi miratuar nuk qëndron. Janë ndryshimet kushtetuese si dhe ligji i ri zgjedhor që reflekton të gjitha rekomandimet e OSBE/ ODIHR.

Ligjet për sinjalizuesin, procedura penale, dhe një ligj tjetër. Drafti është dakordësuar. Mjafton një konfirmim me email dhe ia çoj unë kërkesën për të depozituar për këto projektligjet. Pra pretendimi për të miratuar këtu disa pika që ne i kemi miratuar nuk qëndron. Janë ndryshimet kushtetuese si dhe ligji i ri zgjedhor që reflekton të gjitha rekomandimet e OSBE/ ODIHR.Alibia nuk qëndron. Vetëm miratimi mbetet”, tha Gjiknuri.

Të fundit