Flash News

KRYESORE

Gjiknuri: PD-ja ka bërë një kthesë të madhe, i lumtur për kompromisin

Gjiknuri: PD-ja ka bërë një kthesë të madhe, i lumtur

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri mendon se prioriteti i Këshillit Politik janë çështjet e administrimit zgjedhor, por edhe ato të sistemit. Gjithashtu ai e quan një kthesë të madhe rikthimin e Partisë Demokratike.

“Kjo është një tavolinë formale, roli u mbetet përfaqësuesve politikë. Prioritet për këtë grup pune është objekti i punës së komisionit, çështjet e administrimit zgjedhor, pse jo edhe të sistemit.

E rëndësishme është që të fokusohemi. PD-ja ka bërë një kthesë të madhe nga qëndrimet e saj ekstremiste dhe unë jam shumë i lumtur, që PD-PS dhe të tjerat u ulën për kompromis”, tha Gjiknuri për mediat.

Të fundit