Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjiknuri sekretar i Reformës Zgjedhore, reagon PD: Modeli i blerjes së votes, duhet të ishte në burg
Vjen reagimi i Partisë Demokratike, pas zgjedhjes së ish-ministrit Damian Gjiknuri si sekretar i Reformës Zgjedhore në PS.
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa në një reagim në rrjetet sociale shkruan se Gjiknuri është personi që duhet të ishte në burg po të hetohej dosja 184, i akuzuar nga opozita si i implikuar në shit-blerjen e votës në Dibër.
Reagimi:
Damian Gjiknuri sekretar per reformen zgjedhore ne PS!!!
Modeli i zgjedhjeve te Dibres, modeli i blerjes se votes, i krimit, i intimidimit te votuesve, i parave te pista ne fushate, eshte modeli qe kerkon Rama per gjithe Shqiperine ne zgjedhjet e ardhshme!
Personi qe duhet te ishte ne burg po te hetohej dosja 184, arkitekti i vjedhjes te projekti unazes me fallsifikime edhe firma offshore, sot merr stafeten te jete ne krye te reformes zgjedhore!
Edi Rama rikonfirmon vullnetin per zgjedhje te blera dhe te kapura nga ai, ku mos pyesi per qytetaret por vetem per kriminelet dhe oligarket qe i sigurojne pushtetin.
Ky model do shkulet nga qytetaret qe po tregojne cdo dite e me shume qe jane shumica, qe nuk kane frike nga diktatori i ri, qe do rikthejne demokracine ne kete vend.
Nuk do kete me zgjedhje me modelin “Dosja 184” as “Dosja 339” as “Dosja Habilaj”!
Opozita dhe qytetaret e bashkuar kane per te fituar betejen per demokraci.