Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Gjiknuri takon Komisioneren e Transportit, kërkon financime për hekurudhat me Maqedoninë dhe Greqinë
Shqipëria tanimë ka avancuar në koordinim me vendet fqinje duke aplikuar për disa projekte të përbashkëta me rëndësi strategjike në fushën e zhvillimit të infrastrukturës dhe transportit hekurudhor.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ndodhet në Sofje, ku po merr pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë, organizuar nga Presidenca Bullgare e Bashkimit Europian në kuadër të vitit europian të transportit multimodal.
Në këtë takim merr pjesë Komisionerja Europiane për Transportin Violeta Bulc, ministra të transportit të vendeve të Europës Juglindore ashtu sikurse disa prej vendeve anëtare, përfaqësues të kompanive private në fushën e transportit hekurudhor dhe rrugor. Ministri Gjiknuri pati një takim edhe me komisioneren Bulc, me të cilën diskutoi mbi projektet potenciale rajonale në fushën e transportit dhe nevojën për mbështetje nga Bashkimi Europian.
Ministri Gjiknuri gjeti rastin të theksojë se Shqipëria tanimë ka avancuar në koordinim me vendet fqinje, duke aplikuar për disa projekte të përbashkëta.
“U përshëndetëm për faktin se shumë shpejt do të fillojmë implementimin e projektit të hekurudhës, ashtu sikurse përfundimi i disa segmenteve rrugore, pjesë të korridoreve juglindore. Ka edhe projekte të tjera të rëndësishme siç është ai i menaxhimit të hapësirës detare, apo dhe projektet e tjera hekurudhore, sidomos lidhjet e përbashkëta mes Greqisë, Maqedonisë dhe vendeve tjera të rajonit. Realisht mundësitë janë. Ka një mundësi të madhe shtesë për financimet lidhur me projektet e përbashkëta. Nga ana tjetër kërkohet koordinim dhe Shqipëria është duke bashkëpunuar me Malin e Zi, me Maqedoninë dhe Greqinë që të fitojnë projekte të përbashkëta”, theksoi Gjiknuri.
Një tjetër çështje e diskutuar gjatë kësaj konference kishte të bënte me lehtësimin e transportit ndërkufitar, procedura të përbashkëta doganore dhe pika të përbashkëta kontrolli. Shqipëria ka filluar t’i implementojë disa por tanimë kërkohen procedura standarde nga gjitha vendet e rajonit, në mënyrë që të bëhet më e lehtë thithja e fondeve, por edhe transporti multimodal.