Flash News

KRYESORE

Gjimshiti: Reja na ka ndryshuar, Hysaj do të na mungojë

Gjimshiti: Reja na ka ndryshuar, Hysaj do të na mungojë

Mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka folur nga konferenca për shtyp para ndeshjeve eliminatore me Turqinë dhe Moldavinë. Mbrojtësi i Atalantës është një nga liderët e skuadrës italiane dhe është kthyer në të rëndësishëm dhe në kombëtare.

Ndeshjet - "Dy ndeshje të vështira, sidomos e para ndaj Turqisë. Besoj se në ndeshjen e parë këtu kemi luajtur mirë, por do shkojmë atje të japim maksimumin dhe shpresojmë të marrim rezultat pozitiv. Nuk kemi mundësi të tjera".

Hysaj - "Më vjen keq për të, pasi është i nevojshëm për ne. Hysaj  është kapiteni dhe do të na mungojë të gjithëve. Jam më shumë se pesë viteve që jam këtu, kam pasur edhe unë eksperienca të këqija. Do të mungojë eksperienca e të tjerëve".

Reja - "U pa edhe në ndeshjen e fundit se në Kombëtare ka ndryshuar diçka. Jemi më të sigurt, mendoj se jemi mirë me sistemin e ri të trajnerit Reja.

 

Të fundit