Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Gjinushi kandidat i vetëm për Akademinë e Shkencave. Basha: Nuk njohim asnjë proces kriminal
Partia Demokratike do ta njoh kryetarin e ri të Akademisë së Shkencave. Paralajmërimi është bërë Lulzim Basha një ditë para zgjedhjeve në këtë institucion, ku kandidat i vetëm është Skënder Gjinushi. Në takimin me qytetarët e Vorës, lideri demokrat e quajti procesin kriminal ndërsa Gjinushin monist.
“Ne nuk e njohim procesin kriminal që po bëhet në Akademinë e Shkencave, që është treguesi më i qartë i një regjimi injorant, brutal dhe kriminal që do të ekzekutojë elitën e shpirtit dhe të mendjes. Ne nuk do të njohim asnjë akt të këtij parlamenti monist”, deklaroi Basha gjatë një takimi me banorët e Vorës.
Sipas Bashës për të shmangur një akt të tillë kriminal ashtu si shumë të tjerë nga qeveria e ardhur nga krimi, “ka vetëm një zgjidhje, ka vetëm një rrugë: largimi një orë e më parë i Edi Ramës. Qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme ku qytetarët do të kenë fatin e tyre në duart e tyre”, përfundoi ai.