Flash News

KRYESORE

Gjirokastër, kalimi i LSI-së në opozitë, bllokim pune apo trafik mandatesh?

Gjirokastër, kalimi i LSI-së në opozitë, bllokim pune apo

Çfarë pritet të ndodhë në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës që drejtohet nga socialistët? Lëvizja Socialiste për Integrim ka përfaqësim të fortë në të gjithë këshillat bashkiakë, duke lënë hapësirën e mundshme të bllokimit të punëve të bashkisë, për shkak të oponencës që mund t’u bëjë socialistëve. Gjatë këtyre dy viteve pushtet vendor, LSI disa herë, për çështje të caktuara ka bllokuar nismat e kryebashkiakëve socialistë dhe i ka bashkuar votat me demokratët, duke anuluar projekte të caktuara. Këto zhvillime kanë qenë edhe kur LSI qeveriste bashkë me PS-në, teksa tani që zyrtarisht është në opozitë, kjo parti ka njoftuar pozicion opozitar edhe në këshillat bashkiakë. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë situata në bashkinë Gjirokastër që drejtohet nga LSI. Në këtë këshill PS ka 9 vota plus një votë të Dashamir Qelit të zgjedhur nga PSV91. Ndërkohë Bashkim Tola ka paralajmëruar një kalim te LSI, nëse ndodh që atij të mos i ndërpritet mandati pas kërkesës së socialistëve. LSI ka 7 mandate plus mandati i Arben Rexhës i dalë nga Partia Republikane. PD ka 8 mandate  plus Eri Shehaj nga Partia Agrare Ambientaliste. Ndërkohë G99 dhe Partia Uniteti Kombëtar janë pjesë e kualicionit të majtë që do të thotë e cojnë Partinë Socialiste në 11 vota të qëndrueshme por që nuk përbëjnë shumicën. Mbetet për t’u parë nëse do të nisë trafiku i mandateve apo jo?!

I njëjti shqetësim mbetet edhe për këshillat e tjera bashkiake, të cilat kanë një aleancë mes PS dhe LSI.

 

Të fundit