Flash News

KRYESORE

Gjirokastër/ Makina përplas nënë e bir, ndodhen në spital në gjendje të rëndë

Gjirokastër/ Makina përplas nënë e bir, ndodhen në

Dy persona, nënë e bir janë aksidentuar nga një furgon sot pasdite në qytetin e Gjirokastrës.

Sipas policisë “ngjarja ndodhi në afërsi të rrethrrotullimit të Lagjes Puntore, të qytetit ku shtetasi Ardi Aliko, 26 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira”, me mjetin e tij tip “Benz”, me targa AA760AZ, ka goditur dy kalimtarë, shtetasen V.I, rreth 55 vjeçe dhe shtetasin  K.I, rreth 30 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal  Gjirokastër dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.”

Shoferi i furgonit Ardi Aliko është shoqëruar për në ambjentet e Komisariatit Gjirokastër.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit