All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Gjirokastra nuk kursehet për Bashën, e pret ndryshe nga çdo herë

Gjirokastra nuk kursehet për Bashën, e pret ndryshe nga çdo
All - Paragraf - 1

Gjirkoastra nuk është kursyer sot për kryedemokratin Lulzim Basha, duke e pritur ndyshe nga çdo herë.

All - Paragraf - 3

Qytetarët  gjirokastrite e kanë pritur Bashën që në rrugën kombëtare që të çon në Këlcyrë dhe në Permet. Dhjetra të rinj dhe simpatizantë demokratë me makina e  flamuj kanë shoqëruar Bashën që në hyrje të qytetit.

Në një lidhje “live” në Facebook, Basha u shpreh:

“Gjej rastin të ndaj me miqtë e mi për lirimin e Klevis Balliut dhe 4 të arrestuarve nga policia në mënyrë kriminale me urdhër politik me të vetmin faj, sepse mbrojtës qytetarët nga gazi djegës që iu hodhën në fytyrë nag dhuna policore.

Sot Gjykata ka konstatuar se arrestimet janë bërë mbi bazën e kallëzimeve të rreme të policisë që është një fakt tjetër që tregon sesa politike është kjo polici, sa e paligjshme është çdo veprim i saj. Në mënyrë të paligjshme kanë ndërtuar një skenar provash fallco dhe deklarata fallcosh të policisë vetëm e vetëm për të zbatuar urdhrin politikë të Edi Ramës për të çuar në burg Klevis Balliun, një nga përfaqësuesit e lartë të opozitës, ish deputetit i Qarkut të Korçës duke iu gjendur banorëve të unazës të cilët protestojnë për mbrojtjen e shtëpive të tyre nga korrupsioni i Edi Ramës. Asnjë prej atyre të përfshirë në korrupsion as nuk janë thirrur për tu pyetur e jo më të burgoset, ndërkohë që burgoset politika me prova politike.

Por sot Klevis Balliu është i lirë, të lirë janë edhe protestuesit e tjerë të arrestuar, mesazhi është i qartë nuk ka forcë të ndalojë qytetarët të protestojnë për liritë dhe të drejtat e tyre, nuk ka forcë të ndalë këtë vërshim popullor kundër të keqes që po e has në çdo cep të Shqipërisë, në çdo kilometër të udhëtimit tim, jo vetëm aty ku pritem në mënyrë prekëse, madhështore, por edhe aty ku njerëzit shkëmbehemi me makina, shoh që ka një shpërthim shprese, një shpërthim besimi tek e nesërmja që presim dhe dëshirojmë të gjithë. Ndaj le të ndjekim këtë stafetë në hyrje të Tepelenës dhe më tej në Memaliaj, Këlcyrë dhe Gjirokastër”.

Të fundit