Flash News

KRYESORE

Gjithçka starton në gusht, UEFA zyrtarizon datat për ndeshjet e Europa League

Gjithçka starton në gusht, UEFA zyrtarizon datat për ndeshjet e

Kompeticionit i dytë më i rëndësishëm në rang klubesh, Europa League, pritet të rinisë më 20 gusht me raundin para-eliminator.

Ndërkohë, UEFA ka bërë publike edhe datat e ndeshjeve për sezonin e ri.

Një javë më vonë, më 27 gusht do të luhet turi i parë eliminator, ndërsa më 17 dhe 24 shtator do të luhen edhe raundi i dytë e i tretë eliminator dhe më 1 tetor do të jetë radha e ndeshjeve Play Off për fazën e grupeve.

Ajo çfarë është risi në fazën e eliminatoreve të këtij viti është se ndryshe nga sezonet e kaluara ku është luajtur me sistem vajtje-ardhje, ekipet do të vendosen me vetëm një ndeshje në fushë asnjanëse, pasi koha është e limituar për shkak të çrregullimeve që solli pandemia.

Faza e grupeve do të zhvillohet normalisht dhe do të startojë më 22 tetor, për t’u mbyllur më 10 dhjetor.

Më pas gjithçka do të vijojë si në sezonet e kaluara, me takimet që pritet të startojnë në shkurt, për turet me eliminim.

20 gusht – raundi para-eliminator

27 gusht – raundi i parë kualifikues

17 shtator – raundi i dytë kualifikues

24 shtator – raundi i tretë kualifikues

1 tetor – Play Off22-29 tetor

5-26 nëntor , 3-10 dhjetor – faza e grupeve

Të fundit