Flash News

KRYESORE

“Gjithmonë me ju”, De Biazi surprizon futbollistët e Kombëtares, mbështetje edhe për Panucci-n

“Gjithmonë me ju”, De Biazi surprizon futbollistët e

Në seancën stërvitore të ditës së djeshme futbollistët e kombëtares janë surprizuar nga ish-trajneri De Biazi, i cili i ka vizituar në stadiumin “Elbasan Arena”. Tekniku që dha dorëheqjen para pak muajsh i ka bërë një vizitë speciale futbollistëve kuqezinj me të cilët ka kaluar një nga periudhat më të suksesshme në karrierën e tij.

De Biazi i ka takuar me radhë të gjithë lojtarët e kombëtares me të cilët ndau edhe batuta e përqafime. Një sinjal i fortë ky nga ish-tekniku i cili në përfundim të aventurës me kuqezinjtë nuk i kurseu lotët. Si duket lidhja e tij me ish-futbollistët mbetet ende e fortë.

Trajneri shkëmbeu përqafime e batuta me lojtarët, por nuk u mjaftua me kaq. Ai postoi në rrjetet sociale edhe një mesazh domethënëse kushtuar lojtarëve , disa prej të cilëve kanë qenë pjesë e rrugëtimit të tij pesëvjeçar në stolin kuqezi.

“Edhe pse nuk jam më trajneri juaj, unë jam dhe do të jem gjithmonë me ju. Forca Shqipëri”, ishte mesazhi i De Biazit që u drejtohej djemve të Kombëtares.

Shqipëria luan sot ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Rusi 2018” kundër Lihtenshtejnit në “Elbasan Arena” në orën 18:00. Një sfidë ku ‘taksative’ për trajnerin e ri Christian Panucci është fitorja.

 

Të fundit