Flash News

KRYESORE

Gjithmonë ka diçka ironike për të thënë, Zlatan Ibrahimoviç uron Krishtlindjet në mënyrën e tij

Suedezi Zlatan Ibrahimoviç është "shquar" gjithmonë për fjalët e tij ironike dhe provokuese, të cilat kanë marrë gjithmonë vëmendjen e medias.

Së fundmi, sulmuesi i LA Galaxy, ka uruar në rrjetet sociale festën e Krishtlindjeve.

Ai ka postuar një foto në llogarinë zyrtare në “Instagram” një babagjysh, i cili mban të ngritur lart gishtin e mesit.

Në mbishkrimin që shoqëron babagjyshin, sulmuesi ka uruar “Merry Chriztmaz”!

Të fundit