Gjithmonë me buzë të kuqe, edhe në ceremonitë mortore. Mesazhi që jep Iris Luarasi

Pedagogia Iris Luarasi, në auditorë, në kafe, në rrugë, në studiot televizive, apo dhe në ceremoni mortore gjithmonë i mban buzët e kuqe.

Në emisionin “Rreze Dielli”, Luarasi tregoi se çfarë mesazhi përcjell me buzët e saj të kuqe.

“Unë them që çdo grua dhe çdo vajzë ka nevojë për pak buzëkuq. Nuk ka asnjë njeri që nuk do ndryshonte në momentin që vë një buzëkuq”, tha Luarasi për “Rreze Dielli”

Buzëkuqi është armë e fortë e që fsheh mesazhe të shumta, e megjithatë, ajo që të bën përshtypje në bisedën me Iris Luarasin është fakti që ajo vendos një ngjyrues buzësh edhe në ceremoni mortore.

“Unë mendoj se kjo ka lidhje për respektin që ke ti edhe për ceremoninë e vdekjes. Më kujtohet një histori e një shoqes time e cila ishte e martuar me një italian dhe kur i vdiq vjehrra na tregoi që ajo kishte qenë gjithë kohës me sytë me lot, e enjtur, e palyer dhe e veshur e gjitha me të zeza. Ndërkohë kunata e saj që kishte humbur mamanë ishte krehur dhe kishte shkuar si zonjë në ceremoni. Kjo gjë e saj më ka ngelur në mendje dhe thashë që kjo gjë është diçka shumë e vërtetë, se nuk dyshoj fare që dashurinë më të madhe e ka patur e bija krahasuar me nusen. Ndaj them që ka lidhje me atë kulturën që duhet krijuar edhe këtu tek ne. Kur një njeri i dashur largohet, ti i thua mirupafshim me dinjitet, nuk ke pse i thua mirupafshim në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.”– u shpreh Luarasi.