Flash News

KRYESORE

Gjoba e UEFA-s për Ronaldon, tifozët: I kushtoi më pak se një shishe vere

Gjoba e UEFA-s për Ronaldon, tifozët: I kushtoi më pak se

Pas gjestit të tij të ngjashëm me atë të Diego Simone-s në ndeshjen kundër Athletico-s në Champions League, UEFA dha dënimin me gjobë të Cristiano Ronaldos, shifër e cila është komentuar shumë në rrjetet sociale.

Për Ronaldon dhe fatin e mirë të Juventusit, nuk u dha asnjë pezullim me ndeshje por një gjobë prej 20 mijë eurosh.

Kjo shifër ndonëse është goxha e lartë për UEFA-n, potugezit nuk i ka kushtuar shumë po të kemi parasysh fitimet që 34-vjeçari fiton në futboll.

Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga prestigjiozja Forbes, sezonin e shkuar, Ronaldo ka fituar afro 95 milion euro, 7.93 milionë euro në muaj, 264 mijë euro në 24 orë, 11 mijë euro në orë, pra afërisht gjoba e UEFA-s i kushton Ronaldos vetëm dy orë.

Ajo që tifozët kanë komentuar është faki që para pak kohësh, CR7 shpenzoi 30 mijë euro vetëm për një shishe verë, pra shumë më shumë sesa gjoba që mori.

Të fundit