Flash News

KRYESORE

Gjobat e Bashkisë, njësia 5 mban rekord për shkelje

Gjobat e Bashkisë, njësia 5 mban rekord për shkelje

Policia Bashkiake e Tiranës ka vendosur 10 655 gjoba në gjysmën e parë të këtij vitit ndaj qytetarëve.

Sipas bashkisë gjobat janë vendosur për shkelje të ndryshme si zënie të hapësirave publike;  aktivitet pa leje;  ndotje mjedisi; prishje të qetësisë publike; shpërdorim i ujit të pijshëm; mungesë dokumentacioni, si dhe gjoba të natyrave të tjera.

Njësia numër 5 është njësia që mban rekordin sa i takon numrit të gjobave të vendosura. në këtë njësi janë vendosur 1265 gjoba e ndjekur nga njësia numër 2. Më pak gjoba janë vendosur në njësinë administrative Vaqarr, 8 të tilla.

Gjobat për njësi

Njësia nr.5   1265 gjoba

Njësia nr.2    1199 gjoba

Njësia nr.11 1115 gjoba

Njesia nr.8  1112 gjoba

Njësia nr.3   999 gjoba

Njësia nr.6   960 gjoba

Njësia nr.4   867 gjoba

Njësia nr.7   853 gjoba

Njësia nr.9  642 gjoba

Njësia nr.10 592 gjoba

Njësia nr .1  424 gjoba

Njësia Kashar 387 gjoba

Njësia Farkë 113 gjoba

Njësia Dajt 64 gjoba

Njësia Baldushk 55 gjoba

Njësia Vaqarr 8 gjoba

GJITHSEJ: 10.655 GJOBA

 

Të fundit