Flash News

KRYESORE

Gjobiten Apple dhe Samsung nga autoritetet italiane

Gjobiten Apple dhe Samsung nga autoritetet italiane

Apple dhe Samsung rrezikojnë të gjobiten 10 milionë dhe 5 milionë euro respektivisht në Itali pasi akuzohen se qëllimisht kanë ngadalësuar smartphone-ët e tyre të vjetër.

Një hetim i nisur në janar nga autoriteti italian i konkurrencës zbuloi se disa përditësime kanë pasur efekt negativ në performancën e telefonëve.

Ky hetim arriti në përfundimin se kompanitë kanë ngadalësuar modelet e vjetra për të imponuar blerjen e të rinjve.

“Apple dhe Samsung kanë implementuar praktika komerciale të pandershme dhe përditësimet e softuerit kanë reduktuar performancën dhe nxitur zëvendësimin e smartphone-ve”, thuhej në deklaratën e autoriteteve italiane .

Gjithashtu, Apple dhe Samsung nuk kanë njoftuar përdoruesit për impaktin e përditësimeve të reja të softuerit.

Të fundit