Flash News

KRYESORE

Gjobiti drejtuesin e automjetit, dhunohet efektivi i policisë

Gjobiti drejtuesin e automjetit, dhunohet efektivi i policisë

Një efektiv i policisë, është dhunuar ditën e sotme nga drejtuesi i një automjeti, të cilin e kishte ndalur pasi kishte thyer rregullat e qarkullimit rrugorë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lezhës rreth orës 12:00.

Mësohet se në makinën tip “Benz” ndodheshin katër persona dhe në momentin efektivi ka vënë re parregullsi në drejtimin e mjetit, e ka ndaluar duke ndëshkuar me gjobë drejtuesin i cili e refuzoi atë.

Pas debateve me policin rrugor, drejtuesi kishte ushtruar dhunë ndaj oficeri me iniciale N.N, siç tregojnë dëshmitarët e ndodhur në vendngjarje.

N.N ka kërkuar menjëherë ndihmën e kolegëve të tij për të normalizuar situatën duke shoqëruar 4 udhëtarët në polici, ndërsa bëhet e ditur se vetëm drejtuesi i mjetit është ndaluar për këtë çështje.

Të fundit