Flash News

E-TJERA

Gjoksi i Ilda Bejlerit ka çmendur mediat italiane

Itali-Shqipëri ishte një ndeshje që ka mërzitur të gjithë shqiptarët për shkak të rezultatit që nuk ishte në favorin tonë . Por një njeri ka dalë vërtetë i kënaqur nga e gjitha kjo. Dhe ajo është Ilda Bejleri , gazetarja seksi sportive.

Mediat italiane kanë shkruar për gazetaren dhe arsyeja dihet: gjoksi i saj. Megjithëse Ilda njihet për ekspozimet e hireve të saj, ia arriti qëllimit dhe bëri Italinë të fliste për të.

Giornale di Sicilia e përshkruan atë me fjalët “gazetarja seksi”. “Shkrepjet nga Palermo të gazetares seksi ‘shpërthejnë’ internetin”, shkruhet në njërin prej tyre. Ndërkohë që një tjetër tabloid i dedikuar futbollit e nis artikullin: “Ilda Bejleri, gazetarja e televizionit shqiptar i pushtoi të gjithë gjatë ndeshjes Itali-Shqipëri. Me forma, brune dhe sy të errët, tipike mesdhetare, ajo ka arritur të tërheqë vëmendjen e të gjithë shikuesve. Para ndeshjes rraskapitëse, ajo shijoi peizazhet e Palermos dhe më pas shkrepi disa foto me tifozët shqiptarë dhe figurat më të shquara të futbollit italian. Ilda është një sekssimbol në vendin e saj, por tashmë edhe në internet”.

 

Të fundit