Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Gjonaj paralajmëron shkarkime të tjera në Hipotekën e Durrësit: Do e rindërtojmë nga e para
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një deklaratë për median sot, nisur nga denoncimi i “Fiks Fare” për drejtuesin dhe dy punonjës të ZVRPP Durrës, paralajmëroi dhe shkarkime të tjera të punonjësve në shkelje në Hipotekën e Durrësit.
“Nëse do të jetë e nevojshme do të rindërtojmë nga e para me staf profesional të gjithë Zyrën vendore të Hipotekës së Durrësit”, u shpreh Gjonaj,
Ministrja bëri të ditur se denoncimi i bërë nga emisioni “Fiks Fare përkon edhe me një inspektim të kryer në ZVRPP Durrës, nga Zyra qendrore, lidhur me kontrollin e disa dosjeve të qytetarëve që trajtoheshin nga kjo zyre.
“Si rezultat i këtij kontrolli, të përfunduar në datën 16 janar 2019 janë shkarkuar nga detyra: 12 punonjës, ndër të cilët janë 2 përgjegjës sektori dhe 10 specialistë të zyrës së hipotekës së Durrësit. Dhe dy me masa paralajmërimi për shkarkim. Ndërkohë një ekip nga Tirana do të kryejë një hetim të thelluar lidhur me rastin dhe me funksionimin e të gjithë zyrës së Durrësit”, theksoi Gjonaj.