Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Gjonaj reagon për shpenzimet luksoze: Hotelet përcaktohen nga ftuesit, po hedhin baltë mbi mua
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka sqaruar të vërtetën e shpenzimeve luksoze që ajo ka bërë gjatë udhëtimeve jashtë vendit me lekët e taksapaguesve shqiptare.
Në një status në Facebook, ajo shkruan se e ndien për detyrë që të bëjë një sqarim publik rreth atyre çfarë janë dhënë nga disa media për mua këto 24 orët e fundit.
Pikë së pari ajo vuri në pah faktin se si ajo, ashtu edhe dhe stafi i Ministrisë së Drejtësisë, kanë qenë tejet transparentë në respekt të të drejtës së medias për t’i ofruar informacionin e kërkuar. Por ajo theksoi se nga dita e parë e punës ka vepruar në çdo rast konform ligjit dhe në respekt të plotë të tij.
“Ftoj cilëndo media dhe gazetar që të investigojë gjithë punën time në funksionin e Ministres së Drejtësisë, përfshi dhe menaxhimin e burimeve financiare duke i garantuar që ashtu siç i kam vënë në dispozicion, do të vazhdoj t’i ofroj me maksimumin e transparencës çdo informacion konform ligjit.”, tha ajo
Akuzave se ajo ka shpenzuar shifra mjaft të larta, duke abuzuar me apratë e taksapaguesve (një natë në hotel u pagua 700 euro), Gjonaj iu përgjigj se fatura me shumën e hotelit në Itali nuk është vetëm për 1 natë siç është përcjellë në mënyrë spekulative, por është fjetje për dy net.
“Faturat e publikuara nuk përmbajnë vetëm shpenzimet e mia, por përmbajnë shpenzimet e të gjithë delegacionit që merrte pjesë në këto aktivitete, ku në shumicën e rasteve hotelet për shkak të sigurisë për të gjitha delegacionet përcaktohen nga organizatorët apo ftuesit, që shpenzimet e fjetjes apo të biletave në shumë raste janë në varësi edhe të periudhës së kërkuar që mund të përkojë me një fluks të prenotimeve në ato vende apo për shkak të kohës së shkurtër në të cilën kanë ardhur ftesat apo agjendës së diktuar nga pala pritëse.
Nëse media do të verifikonte, do të konstatonte që si ministre gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit kam udhëtuar edhe me tren si një qytetare e zakonshme për të arritur në kohë dhe më me pak kosto për vizitat e punës.”
Ministra e Drejtësisë hoqi nga vetja përgjejgësinë për shpenzimet duke thënë se “media dhe kushdo, e kupton mjaft mirë që në asnjë rast nuk është një proces me të cilin ministri merret personalisht pasi është detyrë e stafit administrativ apo institucioneve përgjegjëse. Gjithsesi kjo nuk më largon mua nga përgjegjësia për të verifikuar zbatimin e ligjshmërisë prej tyre në procedurat e prokurimit dhe mirëadministrimit të burimeve financiare në tërësi.”
Ajo shtoi se nisur nga impakti që krijoi në publik ky lajm, ka nisur një proces verifikimi dhe auditimi të brendshëm për të gjitha procedurat e kryera nga stafi i Ministrisë së Drejtësisë.
Gjonaj tha se ndihet e keqardhur nga ky sulm i paprecedent në disa portale mediatike, të cilat kanë hedhur baltë dhe llum pa fund ndaj saj.
“Fatkeqësisht jetojmë në një realitet ku të duhet të paguash kosto të rënda nëse je një grua në politikë dhe për më tepër nëse shërben pa treguar asnjë kompromis me paligjshmërinë. Personalisht kam kohë që po i vuaj këto kosto, unë dhe familja ime dhe kjo vetëm, se ju kam qëndruar përballë dhe me kurajo shkelësve të ligjit. Pavarësisht kësaj, ligjshmëria dhe lufta kundër çdo veprimi korruptiv janë dhe do të vazhdojnë të jenë kryefjala gjatë gjithë detyrës sime.”, përfundoi ajo.