Flash News

KRYESORE

Gjonaj: Reforma në Drejtësi, pasaporta e hapjes së derës drejt BE-së

Gjonaj: Reforma në Drejtësi, pasaporta e hapjes së derës

Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka zhvilluar sot një takim mbi vijueshmërinë e reformës në drejtësi, ku kanë marrë pjesë edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim.

Gjatë fjalës së saj Gjonaj nënvizoi se reforma në drejtësi është pasaporta më e mirë për hapjen e dyerve drejt BE-së. Ajo shtoi se kontributi i SHBA dhe BE ka ndikuar si rol kyç në reformë.

 “Qeveria, Ministria e Drejtësisë i kanë dhënë dje dhe vijojnë të japin mështetje të pakufizuar institucioneve të drejtësisë, si në infrastrukturë e në asisencë. Kontributi i BE dhe i SHBA që kanë qenë faktor kyç me nisjen e reformës në drejtësi, për miratimin dhe zbatimin e saj dhe të tillë do të mbeten deri në fund. Shqipëria është në prag të negociatave reforma në drejtësi është pasaporta e hapjes së derës drejt BE-së.

Ne që jemi në këtë sallë jemi aktorët kyç për ta mundësuar këtë gjë, është koha për të marrë përgjegjësitë tona dhe të garantojmë reformën në drejtësi”, tha Gjonaj.

Të fundit