Flash News

KRYESORE

Gjosha: Komisioni mund te jap aprovimin, po negociatat nuk hapen po nuk u plotësuan kushtet

Gjosha: Komisioni mund te jap aprovimin, po negociatat nuk hapen po nuk u

Çështja e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE duket se është duke ecur në rrugë të mbarë, të paktën ky është pretendimi që ish-ministrja Klajda Gjosha ka. E ftuar në “Opinion” në News24, Gjosha ka folur rreth strategjisë së Zgjerimit të BE për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe sigurisht për mundësinë që Shqipëria mund të ketë si pasojë e kërkesës së BE për të pasur një ndikim më të madh në rajon.

Gjosha ka thënë se si për herë të parë Strategjia e BE për Ballkanin ka afate dhe kjo e bën Shqipërinë të ndihet e sigurt që KE do të rekomandojë hapjen e negociatave shumë shpejt.  

“Strategjia e BE për Ballkanin Perëndimor ishte një nga strategjitë më të rëndësishme dhe po shkojmë drejt një perspektive të qartë të zgjerimit. BE kërkon të zgjerojë influencën e saj në rajon dhe kjo strategji rikthen vëmendjen tek rajoni. Mund t’ju them se Strategjia e BE për Ballkanin për herë të parë ka afate. Shqipëria duhet të ishte pjesë e strategjisë për vitin 2025, por unë besoj se KE do rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë. Unë kam një apel që Qeveria nuk duhet ta përdorë këtë si triumf. Reforma në drejtësi dhe vettingu kane qenë kushtet nga KE për negociatat.

Faza kryesore është qershori dhe unë doja t’ju them se ne kemi shumë probleme me imazhin në botë. Para se të flasim për standarde pozitive ne duhet të flasim për problematikat që ekzistojnë. Nuk kemi asnjë raportim për 5 prioritet kryesore. Për t’u çelur negociatat me BE duhet të zbatohet reforma në drejtësi dhe vettingu. Ligjet e reformës kanë probleme me implementimin. Çështja e kanabisit është një nga plagët e Shqipërisë”-tha Gjosha.

Të fundit