Flash News

KRYESORE

Gjosha: Samiti i Ballkanit Perëndimor zbuloi 3 problemet e qeverisë Rama

Gjosha: Samiti i Ballkanit Perëndimor zbuloi 3 problemet e qeverisë

Ish ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha mendon se samiti i Ballkanit Perëndimor në Poloni, tregoi qartësisht 3 problematika serioze të qeverisë Rama.

Nëpërmjet një statusi në profilin e saj në Facebook, ajo shpjegon se është mjaft serioz fakti që institucionet shqiptare kanë ndaluar së funksionuari, nuk ka bashkëpunim me fqinjët si edhe qeveria Rama ka humbur besueshmërinë.

“Vendi nuk mund të vazhdoj të mbahet peng nga etja e Kryeministrit për pushtet! Sa më shpejt të reagojmë aq më pak kosto do të ketë për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve!”, shkroi ajo.

Statusi

  1. Faktin që institucionet tona kanë ndalur së funksionuari, duke hequr dorë nga përpilimi i projekteve me standard dhe në bazë të prioriteteve të përbashkëta të gjithë rajonit. Kjo është e lidhur ngushtë edhe me paaftësinë e lidershipit për të dhënë vizionin e duhur dhe për të vënë në punë kapacitet njerëzore të administratës publike.
  2. Është mëse e qartë që bashkëpunimi me fqinjët nuk është në nivelet e duhura, me mungesë komunikimi dhe dakordësie.
  3. Qeveria shqiptare ka humbur kredibilitetin si një partner serioz dhe i rëndësishëm për BE! Kjo është një pasojë që shqiptarët po e vuajnë shumë, si në pamundësinë për çeljen e negociatave, ashtu edhe në mosthithjen e fondeve për sektorët kyc në ekonominë e vendit, siç janë edhe fondet për Ballkanin Perëndimor!

Vendi nuk mund të vazhdoj të mbahet peng nga etja e Kryeministrit për pushtet! Sa më shpejt të reagojmë aq më pak kosto do të ketë për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Të fundit