Flash News

KRYESORE

Gjunkshi: Mashtrimit të narko-qeverisë po i vjen kapitullimi, bashkëpunon me krimin

Gjunkshi: Mashtrimit të narko-qeverisë po i vjen kapitullimi,

Ish deputeti i PD-së, Xhemal Gjunkshi mendon se qeveria ka dështuar në përpjekjet e saj për të luftuar kultivimin e lënëve narkotike në territorin shqiptar. Në një status në Facebook, ai vë në pah faktin se narko-shteti ka aktivizuar 1600 forca policie për të zbuluar 133 bimë narkotike .

Sipas tij,”133 bime narkotike i asgjëson minimumi vetëm një polic.”

Gjunkshi pyet se kush e dha urdhrin për të aktivizuar 1600 forca policie?

“Ishte e domosdoshme prononcimi dhe deklarimi i institucioneve me prestigjioze ndërkombëtare, qe Shqipëria është kthyer në Columbia e Evropës, qe Narko-Qeveria te shtoje numrin e policeve për kontrollin e territorit, pasi përbejmë rrezik jo vetëm për Sigurinë Kombëtare, por edhe një rrezik për Sigurine Rajonale.”

Ish deputeti i PD-së mendon se në këtë rast kemi të bëjmë me një mirëorganizim të struktuar dhe të bashkërenduar të strukturave të Policisë me Krimin e organizuar.

“Fajtorë nuk ka, përkundrazi sic ka ndodhur gjithmonë drejtuesit e policisë shpërblehen dhe gradohen në detyra te larta. Mos i tregoni popullit parcelat e mbjella me misër. Tregoni parcelat e mbjella me kanabis. Populli thotë: Dielli nuk mbulohet me shoshe. Mashtrimit te Narko-Qeverise po i vjen kapitullimi.”, shkroi Gjunkshi.

 

Të fundit