Flash News

KRYESORE

Gjuriç sot në Kosovë, kërkon leje në ministrinë e Jashtme, kjo është arsyeja e vizitës

Gjuriç sot në Kosovë, kërkon leje në ministrinë

Që pas trazirave në veri të Mitrovicës, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, do të vizitojë ditën e sotme Kosovën.

Për këtë vizitë, mësohet se Gjuriç ka kërkuar leje për të hyrë brenda territorit në ministrinë e Jashtme.

Bashkë me të jetë edhe Nikola Selakoviç, sekretari i përgjithshëm i Presidencës së Serbisë, të cilët do të marrin pjesë në një aktivitet politik në qendrën studentore të Universitetit të Mitrovicës së Veriut.

Sipas mediave vendase, ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dhënë pëlqimin për vizitën e njeriut kryesor të Beogradit për Kosovën.

“Po, Gjuriç dhe Selakoviç kanë kërkuar leje për të hyrë në Kosovë dhe ne kemi lejuar hyrjen e tyre”, u shpreh ministri Pacolli.

 

Të fundit