Flash News

KRYESORE

“Gjurma e re e drogës”/ A e paralajmëruan mediat gjermane kapjen e 613 kg kokaine

“Gjurma e re e drogës”/ A e paralajmëruan mediat gjermane

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me kapjen e kokainës në Maminas. Hoxha shkruan se pas këtij aksioni qëndrojnë autoritetet gjermane, ndërsa ka publikuar edhe artikullin e tabloidit gjerman, ‘Der Shtern’, më 1 shkurt 2018 me titullin ’Gjurma e re e drogës’, me kokainën që nis nga territori shqiptar dhe përfundon në Gjermani.

“Ata janë pas 613 kg kokaine të pastër mbi 90% e kapur sot ne Maminas nga Policia e Shtetit. Kjo është kopertina e tabloidit më të madh Gjerman, e datës 1 shkurt 2018, me titullin: ’Gjurma e re e droges’, me vizën e kokainës që nis nga territori shqiptar dhe përfundon në Gjermani. Nëse e mbani mend edhe në goditjen e laboratorit te kokaines në Xibrakë, më 14 janar 2015, ku u kapen dhe kimistet kolumbiane, ishin po ata...”, shkruan Hoxha në ‘Facebook’.

Të fundit