All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Gjykata Administrative e Apelit rrëzon padinë e Lulzim Alushajt, rihapet gara për kryeprokuror

Gjykata Administrative e Apelit rrëzon padinë e Lulzim Alushajt,
All - Paragraf - 1

Është rrëzuar padia e Lulzim Alushajt, kandidat i skualifikuar në garën për kryeprokuror sot nga Gjykata Administrative e Apelit.

All - Paragraf - 3

Me këtë akt, është hapur kështu rruga për garën për postin e kryeprokurorit.  Ai u skualifikua në garën për kryeprokuror nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, por  nga ana tjetër ai ka pretenduar se KLP ka shkelur ligjin pasi ka mbajtur dy standarde.

Për këtë ai kërkoi para trupës gjyqësore jo rikthim në garë, por vetëm shfuqizim të procedurës.

“Vendimmarrja e KLP është e cunguar dhe jo e ligjshme dhe kjo do ketë pasoja pasi është akt i rrezikshëm edhe në marrëdhënie të tjera që qytetarët do hyjnë me administratës publike. Afatet ligjore janë modifikuar. Kërkoj shfuqizim të procedurës, pasi KLP nuk ka zbatuar afatin 45-ditor për të verifikuar kandidaturat”, u shpreh Alushaj për mediat pas seancës.

Të fundit