Flash News

KRYESORE

Gjykata i anulon lirinë me kusht djalit të Toto Riinës

Gjykata i anulon lirinë me kusht djalit të Toto Riinës

Gjykata e mbikëqyrjes e Padovës në Itali ka vendosur t’i anullojë lirinë me kusht dhe masën e qëndrimit larg qytetit të tij për një vit Giuseppe Salvatore Riina-s, djalit të boss-it të Koza Nostrës, Totò Riina. Gjyqtarja Linda Arata i ka pranuar pjesërisht kërkesat e Prokurorisë së Padovas, që kishte kërkuar një masë prej tre bjetësh pas hetimit të nisur ndja tij dhe që kishte nxjerrë në dritë kontaktet që kishte patur Riina jr. muajt e fundit me disa shpërndarës droge, që ishin të njohur për forcat e rendit, duke shkelur disa herë limitet e lirisë me kusht.

Kështu që Giuseppe Salvatore Riina do të largohet nga Padova. Gjyqtarja për mikëqyrjen ka vendosur për ashpërsimin e masave shtrënguese ndaj tij. I biri i “Capo dei Capi” duhet të largohet nga liria aktuale me kusht dhe nga puna pranë një koperative sociale për të kaluar një vit në një shtëpi pune.  Riina jr. konsiderohet ende shoqërisht i rrezikshëm, pasi gjatë viteve 2016 dhe 2017 është zbuluar disa herë duke blerë kokainë nga disa shpërndarës, sidomos natën, kur nuk i lejohej.  

Kështu që ai do të transferohet në një shtëpi pune, ku të burgosurit janë të detyruar të mësojnë një punë.

 

Të fundit