All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin, plani i Skënderbeut për Champions-in

Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin, plani i Skënderbeut për
All - Paragraf - 1

Pas dënimit të lënë në fuqi nga vendimi i Apelit të UEFA-s, ku Skënderbeu është dënuar me 10 vite përjashtim nga kompeticionet evropiane dhe 1 milionë euro gjobë, ekipi korçar është në përpjekje për të çuar gjithçka në KAS ku pretendojnë të fitojnë pafajsinë.

All - Paragraf - 3

Burime për “Panorama Sport” bëjnë me dije se vetë avokati mbrojtës i Skënderbeut ka kërkuar që Apelimi në KAS të shtyhet disa ditë për arsye se duhet të mbërrinte vendimi i argumentuar i apelit dhe në përputhje me të do të bëhej përpilimi i kërkesës së gjykimit.

Por korçarët kanë një plan për pjesëmarrjen në “Champions Legaue”

Duke qenë se këtë herë çështja do të shqyrtohet që në themel nga KAS-i, duke marrë në konsideratë të gjitha detajet e mundshme, do të kërkojë më shumë kohë për të dalë në një vendim përfundimtar.

Në një situatë të tillë mbetet pezull çështja e pjesëmarrjes në Europë për këtë sezon dhe Skënderbeu pretendon që në kohën kur çështja të jetë në shqyrtim të marrë pjesë në turet paraeliminatore të Ligës së Kampionëve.

Kjo do të thotë se edhe avokatët zvicerianë duket se po punojnë për këtë çështje.

Njëkohësisht me kërkesën për rigjykim, klubi i Skënderbeut do të bëjë një tjetër shkresë drejtuar KAS-it që kjo e fundit të kërkojë nga UEFA që vendimin e Apelit të mos e marrë formë të prerë.

Kjo do të lejonte që Skënderbeu të marrë pjesë në Evropë, por duke marrë me vete të gjitha përgjegjësitë dhe në rast se vendimi nuk e shpall pafajsinë duhet të dëmshpërblejë UEFA-n.

Të fundit