Flash News

KRYESORE

Gjykata e Apelit ndalon presidentin Trump të fshijë kritikat në Twitter

Gjykata e Apelit ndalon presidentin Trump të fshijë kritikat në

Një gjykatë amerikane federale e Apelit vendosi që Presidenti Donald Trump nuk mund të fshijë komentet kritike në llogarinë e tij në Twitter.

Sipas institucionit gjyqësor, bllokimi i kritikuesve shkel të drejtën kushtetuese të lirisë së fjalës.

Gjykata e Dytë e Apelit në Manhattan vendosi me një vendim 3-0 të martën, se Amendamenti i Parë i Kushtetutës e ndalon Trump-in të bllokojë kritikët nga llogaria e tij që është një platformë publike.

Në emër të panelit prej tre gjyqtarëve, gjykatësi Barrington Parker shkruan "Amendamenti i Parë nuk lejon një zyrtar publik që shfrytëzon një llogari të medieve sociale për të gjitha llojet e qëllimeve zyrtare, të përjashtojë persona nga një dialog i hapur në internet, për shkak se ata shprehin pikëpamje me të cilat zyrtari nuk pajtohet ".

Presidenti Trump e ka përdorur llogarinë e tij të Twitter-it, që ka më shumë se 60 milionë ndjekës, për të promovuar agjendën e tij dhe për të sulmuar kritikët. Gjykata vendosi për një padi të paraqitur nga Instituti i Kalorësve të Amendamentit të Parë të Universitetit Columbia në emër të shtatë personave të cilët u bllokuan nga presidenti Trump pasi kritikuan politikat e tij. / Burimi: VOA

Të fundit