Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm ish-kreun e burgjeve Artur Zoto

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka shpallur të pafajshëm ish kreun e Burgjeve, Artur Zoto.

Zoto ishte dënuar nga  Gjykata e Shkallës së parë me 5 vjet burg akuzën për “korrupsion”.

Gjykata urdhëron lirim të menjëhershëm nëse nuk mbahet në burg për ndonjë vepër tjetër penale.