Flash News

KRYESORE

Gjykata e Apelit ul dënimin për grupin e ‘Xibrakës’, sa përfitoi Ermal Hoxha

Gjykata e Apelit ul dënimin për grupin e ‘Xibrakës’,

Gjykata e Apelit ka marrë vendimin për t’i ulur 1/3 e dënimit të gjithë anëtarëve të grupit ‘Xibraka’. Të dënuarit u kapën gjatë një aksioni në periferi të Tiranës ku u zbulua një laborator i përpunimit të kokainës. Sot, Apeli pranoi kërkesën e avokatëve për gjykim të shkurtuar.

Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha, ka përfituar nga kjo ulje dhe tani do të vuajë 6 vite e 8 muaj heqje lirie, nga 10 vite që vendosi fillimit Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërkohë që Prokuroria kishte kërkuar 13 vite burg.

Si ndryshojnë dënimet:

Ermal Hoxha – Ishte 10 vite burg; Bëhet 6 vite e 8 muaj burg.

Genci Xhixha – Ishte 13 vite burg; Bëhet 8 vite e 8 muaj burg.

Ilir Hyseni – Ishte 12 vite burg; Bëhet 8 vite burg burg.

Cesar Avilla –  Ishte 12 vite burg; Bëhet 8 vite burg.

Valter Moreno – Ishte 12 vite burg; Bëhet 8 vite burg.

Arjan Dalipi – Ishte 10 vite burg; Bëhet 6 vite e 7 muaj burg.

Gentian Gjonaj - Ishte 11 vite burg; Bëhet 7 vite e 3 muaj burg.

Klemend Dalipi - Ishte 11 vite burg; Bëhet 7 vite e 3 muaj burg.

Sajmir Batku - Ishte 13 vite burg; Bëhet 8 vite e 7 muaj burg.

Të fundit