Flash News

KRYESORE

Gjykata e Apelit vendos rigjykim për Bajrin, nuk ekstradohet drejt Italisë

Gjykata e Apelit vendos rigjykim për Bajrin, nuk ekstradohet drejt

Gjykata e Apelit të Shkodrës ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për ekstradimit drejt Italisë, të shtetasit Ilir Bajri.

Me vendimin e marrë sot nga relatore Vojsava Kola (Osmanaj), anetare Aleks Nikolli dhe Marina Rraboshta, kërkohet që çështja të rigjykohet nga një tjetër trup gjykuese.

Vendimi i datës 17 qershor për ekstradimin e Bajrit drejt italisë është prishur nga Gjykata e Apelit në Shkodër. Sipas kësaj gjykate, “vendimi i Gjykates së Shkallës së Parë është i pazbatueshëm në praktikë, i marrë në kundershtim me ligjin procedurial penal, provat e administrura dhe si i tillë duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rigjykim në atë gjykatë, me trup tjetër gjykues.”

Ilir Rustemi (Bajri) është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit Oaz që goditi grupin “Bajri” në shtator të 2018.

Të fundit