Flash News

KRYESORE

Gjykata e Dibrës vendos masën detyrim paraqitjeje për 13 të ndaluarit për përplasjen në KZAZ

Gjykata e Dibrës vendos masën detyrim paraqitjeje për 13 të

Gjykata e Dibrës vendosi masën detyrim paraqitjeje për 13 të arrestuarit për sulmet në KZAZ. Ata u akuzuan nga prokuroria se ishin autorë të përplasjeve të dhunshme më 28 qershor, pranë shkollës “Nazmi Rushiti” në qytetin e Peshkopisë. Ndaj tyre u ngritën akuzat “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësve të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Trupa gjykuese nuk la asnjë të ndaluar në arrest me burg apo arrest shtëpie.

Policia i ndaloi sepse më 28 qershor, mbështetës të opozitës u përplasën me uniformat blu në ambientet ku ishte vendosur Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor Dibër. Gjatë përleshjeve pati disa të lënduar, mes tyre edhe efektivë.

Nga protestuesit u hodhën lëndë piroteknike dhe u përdoren mjete të forta, dhe policia u detyrua të përdorte gaz lotsjellës.

Të fundit