Flash News

KRYESORE

Gjykata e Durrësit kundër Gjykatës së Durrësit, i jep mandatin Valbona Sakos

Gjykata e Durrësit kundër Gjykatës së Durrësit, i jep

Edhe pse dy ditë më parë Valbona Sakos ju mohua mandati i kryetares së Bashkisë së Durrësit me vendim gjykate, ka qenë po kjo gjykatës që sot e ka vërtetuar si kryebashkiake këtë të fundit.

Ka qenë gjyqtari Shpëtim Reka që ka vendosur të pranojë kërkesën e PS, e cila iu drejtuar zyrtarës gjykatës së Durrësit për njohjen e mandatit të Valbona Sakos.

Vendimi i sotëm pason atë të gjyqtares Mimoza Margjeka dy ditë më parë. Gjykatësja nuk i dha mandatin kandadites socialiste, pasi vlerësoi se zgjedhjet e 30 qershorit ishin të paligjshme, dhe se në to kishte marrë pjesë partia Bindja Demokratike e regjistruar në shkelje të ligjit.

Pas kësaj, Partia Socialiste ka vendosur shqyrtojë këtë çështje në një proces të ri, me gjykatës të ri.

Të fundit