Flash News

KRYESORE

Gjykata e Durrësit shtyn vendimin për “Veliera”-n e Dakos, Guri: Zvarritja gjunjëzim ndaj ekzekutivit

Gjykata e Durrësit shtyn vendimin për “Veliera”-n e Dakos,

Projekti i “Veliera” i kryebashkiakut Vangjush Dako në Durrës, që ka edhe mbështetjen e MK, i shumëdebatuar prej kohësh nga individë dhe shoqata, ka përfunduar në gjykatë, por gjykata edhe sot e shtypu vendimin e saj përfundimtar, për të mos thënë e zvarriti.

Tepër të interesuar për vendimin e saj ambientalistët dhe shoqëria civile ishin në pritje të një verdikti përfundimtar për Velierën, por Gjykata e Durrësit ka shtyrë seancën që do të vendoste për ndërprerjen e punimeve në zonën arkeologjike apo për vazhdimin e tyre siç kërkon bashkia. Qjyqtari i çështjes Petraq Curi vendosi shtyrjen e gjykimit për shkak se kërkoi kohë që të studiojë më mirë relacionin e Ministrisë së Kulturës, lidhur me këtë projekt i cili i hap rrugë vazhdimit të punimeve si dhe dokumenteve të organit të akuzës.

Pas seancës, ambientalisti Sazan Guri tha se ekziston prirja që ekzekutivi të gjunjëzojë gjyqësorin për Velierën.

Sipas Sazan Gurit: “Kjo është një situatë ku qeveria synon të gjunjëzojë gjyqësorin. Prokuroria e çështjes bie një tjetër kërkesë që kërkon pushim të çështjes.”

Gjykata e Faktit dhe ajo Administrative kanë vendosur pezullimin e punimeve në zonën A, arkeologjike. Në kushtet kur punimet janë bllokuar prej muajsh të tërë, bashkia Durrës i është drejtuar gjykatës së shkallës së parë që të vendosë heqjen e vendimit të pezullimit për ti hapur rrugë vazhdimit të punimeve.

Nga vendimi i gjykatës së shkallës së parë duket se do të orientohet edhe Gjykata Administrative në vendimin e saj po për këtë çështje.

 

 

Të fundit