Flash News

KRYESORE

Gjykata e Gjirokastrës liron “të fortin” e Shkodrës Lulzim Kulla

Gjykata e Gjirokastrës liron “të fortin” e Shkodrës

Gjykata e shkallës së Parë në Gjirokastër ka lënë të lirë Lulzim Kullën, i cili njihet si “i forti” i Shkodrës.  Lajmin e ka konfirmuar për News 24 avokati i tij Detar Hysi.

Kujtojmë që Lulzim Kulla u arrestua nga policia në Kakavijë teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria me pasaportë false me 24 korrik të këtij viti. Me emrin Alfons Deda, Kulla po udhëtonte si pasagjer në një automjet tip "Audi" drejt shtetit helen.

Kush është Lulzim Kulla:

42-vjeçari Lulzim Kulla i shpëtoi një atentati të 13 janarit 2018 ku të plagosur mbetën 8 persona, mes tyre dhe vetë Lulzim Kulla.

Lul Kulla është emër i njohur për policinë për shkak të të kaluarës së tij kriminale. Ai njihet si "i forti" i Shkodrës i cili nënshtroi tregtarët e këtij qyteti, duke iu marrë edhe bizneset, ndërsa dyshohet se ka marrë pjesë edhe në torturimin për vdekje të një personi në këtë qytetit, por për ngjarjen nuk është dënuar askush.

Në qershor të vitit të kaluar, Lul Kulla është arrestuar nga policia për kultivim kanabisi në zonën e Dukagjinit, në Shkodër. Ai është mbajtur në burg dhe është liruar pas gjashtë muajsh.

Lul Kulla pas vitit 1997 u kthye në makthin e tregtarëve dhe biznesmenëve në lagjen "Rus" të qytetit verior. Lul Kulla, në bashkëpunim me grupe të tjera kriminale, do vinte nën diktat bizneset e Shkodrës, duke bërë që një pjesë e tyre të largoheshin nga qyteti. Për shumë vite ai mbajti nën kontroll lagjen e famshme të Shkodrës, duke kontrolluar aktivitetin tregtar.

Të fundit