Flash News

KRYESORE

Gjykata e Hagës kërkon që të hiqen disa sanksione ndaj Iranit, reagon ashpër SHBA

Gjykata e Hagës kërkon që të hiqen disa sanksione ndaj

SHBA ka reaguar ashpër pas vendimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. Tashmë të gjitha marrëveshjet në bashkëpunim me Gjykatën Ndërkombëtare do të verifikohen. Këshilltari i presidentit amerikan për sigurinë, John Bolton e ka vlerësuar vendimin e gjykatës të instrumentalizuar politikisht dhe joefektiv.

Bolton shtoi se SHBA nuk do të rrijë duarkryq, kur Haga merr vendime të pajustifikuara dhe kur aty ngrihen akuza të motivuara politikisht kundër SHBA-së.

Gjykata Ndërkombëtare në Hagë bëri të ditur të mërkurën se SHBA duhet të heqë një pjesë të sanksioneve kundër Iranit. Kjo vlen për masat që qeveria amerikane mori më 8 Maj 2018.

Argumenti i gjykatësve të Gjykatës Ndërkombëtare ishte se disa sanksione prekin drejtpërdrejt popullsinë civile në Iran.

Të fundit