Flash News

KRYESORE

Gjykata e Katanias e la të lirë, prokurorët italianë kërkojnë ndryshimin e masës për Nezar Seitin

Gjykata e Katanias e la të lirë, prokurorët italianë

Një ditë më parë Gjykata e Kataniës vendosi të lejë të lirë Nezar Seitin, të njohur ndryshe si ‘financierin e Habiljave’, një nga grupet më të njohura kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’. Megjithatë, ky vendim nuk është mirëpritur nga të gjithë. Sipas ‘ora neës’, prokurorët italianë nuk janë shprehur dakord me këtë vendim dhe se do të kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë për Seitin.

Po ashtu, edhe Prokurori i Krimeve të Rënda në Shqipëri pritet të kërkojë riekstradimin e tij, i cili është pjesë e dojes së hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Seiti u ekstradua drejt Italisë më 25 janar të viti.

Nezar Seiti që konsiderohet si një nga njerëzit më të besuar të Moisi Habilajt, (i arrestuar ne Itali) u arrestua në Babicë të Vlorës më 19 tetor të vitit të kaluar gjatë një operacioni antidrogë ku u sekuestruan rreth 4 ton kanabis. Përgjatë katër muajve që qëndroi në paraburgim, Nezar Seiti e kyçi gojën për hetuesit shqiptarë.

Gjykata e Tiranës vendosi ekstradimin në Itali të Nezar Seitit, i arrestuar në janar në Vlorë për llogari të autoriteteve italiane, pasi dyshohet si pjesëtar i bandës së ‘Habilajve’.

 

Të fundit