Flash News

KRYESORE

Gjykata e Katanias liron ‘financierin’ e Habilajve, dyshime për marrëveshje me Nezar Seitin

Gjykata e Katanias liron ‘financierin’ e Habilajve, dyshime për

Lirimi i Nezar Seitit nga qelia, me masën ‘arrest shtëpie’ ka hedhur dyshime se ai mund të ketë pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë italiane për çështjen Habilaj.

Këto dyshime u ngritën edhe nga mediat italiane disa javë pasi ai u ekstradua nga Shqipëria. Sipas ‘Panorama’, në prill të këtij viti, mediat italiane shkruanin: “Sipas të dhënave të pakonfirmuara, Seiti duhej të ishte takuar me gjyqtarët e Katanias.

Të njëjtët gjyqtarë që bashkë me forcat ‘Gico’ të Guardia di Finanza-s kanë hetuar prej vitesh për bandën e krijuar nga vëllezërit Florian e Moisi Habilaj. Për Seitin dhe të dyshuarit e tjerë Prokuroria ka mbyllur dosjen e hetimeve dhe së shpejti do të dalin në gjyq. Por, seanca dëgjimore nuk u zhvillua dhe me gjasë mund të zhvillohet për pak kohë”.

Të fundit