Flash News

KRYESORE

Gjykata e Krimeve të Rënda ndryshon masën e sigurisë për një anëtar të grupit “Bajri”

Gjykata e Krimeve të Rënda ndryshon masën e sigurisë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për një nga anëtarët e grupit “Bajri”. Nga masa e “arrestit me burg”, atij i është dhënë masa “arrest shtëpie”.

Akuza kryesore që rëndon ndaj 22 vjeçarit, Emrah Plaku lidhet vetëm për armëmbajtje pa leje. Plaku u arrestua me 6 shtator  të vitit të kaluar në qytetin e Shkodrës dhe me vendimin e sotëm, atij i ndalohet në mënyrë kategorike që të largohet nga shtëpia e tij.

Gjykata ka urdhëruar policinë e Shkodrës të zbatojë dhe mbikëqyrë në mënyrë të vazhdueshme dhe të pandërprerë masën e sigurisë caktuar ndaj Plakut.

Të fundit