Flash News

KRYESORE

Gjykata e Krujës lë në burg Rexhep Rrajen

Gjykata e Krujës lë në burg Rexhep Rrajen

Gjykata e Krujës ka dhënë masën “arrest me burg” për Rexhep Rrajen ditën e sotme.

24-vjeçari Rraja akuzohet për veprën penale “përndjekje”, ndërsa dënimi maksimal që Rexhep Rraja mund të marrë është 5 vite e gjysmë burg. Ka qenë prokurorja Elisabeta Imeraj ajo që ka kërkuar që Rraja të qëndrojë në burg.

Kujtojmë që djali i deputetit Rrahman Rraja u arrestua të dielën, pasi akuzohet për dhunë të ushtruar ndaj Xhisiela Malokut.

Ditën e djeshme vetë Xhisiela Maloku në dy dalje të saj televizive ka mohuar që të jetë dhunuar nga djali i deputetit të PS-së.

Të fundit