Flash News

KRYESORE

Gjykata e Lartë lë në burg Izet Haxhinë

Gjykata e Lartë lë në burg Izet Haxhinë

Dosja e Izet Haxhisë ka shkuar në Gjykatën e Lartë e cila ka caktuar për të një masë të re, atë ‘arrest me burg’, duke vendosur kështu mosmarrëveshjen mes Gjykatës së Tiranës dhe asaj të Krimeve të Rënda.

Në fillim ka qenë Gjykata e Tiranës ajo që e ka kaluar çështjen për moskompetencë tek Krimet e Rënda, ndërsa tani dosja ka kaluar në Gjykatën e Lartë për interpretim. Prokuria e Krimeve të Rënda ka deklaruar se interpretimi i kësaj çështjeje i takon pikërisht kësaj Gjykate.

Dosja e Izet Haxhisë nuk dihet se kur do të shqyrtohet sepse Gjykata e Lartë ka vetëm një anëtar. Ai është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit.

Të fundit