‘Gjykata e Lartë të nisë sa më shpejt punën’, vjen mesazhi i Soreca-s pas takimit në KLGJ

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami.

Soreca shkruan në tëiter se është njohur me punën e thellë të KLGJ-së, në veçanti me ngritjen e Gjykatës së Lartë, anëtarët e së cilës mbetën në veting.

Kryedimplomati e vuri theksin tek nevoja e funksionimit sa më parë të Gjykatës së Lartë.

“Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami më njohu sot me punën e Këshillit, në veçanti për hapjen e pozicioneve për Gjykatën e Lartë, për të cilën tashmë ka akte rregullatore. Me rëndësi që së shpejti të ketë një Gjykatë funksionale, por edhe të balancohet shpejtësia dhe cilësia e punës”, shkruan Soreca.