Flash News

KRYESORE

Gjykata e Shkodrës lë në burg anëtarët e grupit “Balerina”, u dënuan për prostitucion

Gjykata e Shkodrës lë në burg anëtarët e grupit

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg shtatë të arrestuarit e disa ditëve më parë ku policia goditi grupin kriminal “Balerina” në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Ndër të arrestuarit është dhe drejtuesi i këtij grupi Rinard (Frederik) Tota 50 vjeç, banues në Shkodër.  Prej kohësh Tota shfrytëzonte vajza për ushtrim prostitucioni në lokalin e tij “TATA” qytetin e Shkodrës, 50 vjeçari nuk është i panjohur nga policia pasi ai më herët është dënuar dhe për vepra të tjera penale.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcat e Drejtorisë Operacionale dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, kanë goditur në orët e fundit Grupin kriminal “Balerina”, të evidentuar në kuadër të operacionit të gjerë policor “Forca e Ligjit”.

Në këtë kuadër janë arrestuar, 7 shtetas të dyshuar si anëtarë të këtij Grupi kriminal, e konkretisht:

– Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

– Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush Shkodër.

-S.M, 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni.

– A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër

– A.Ll, 33 vjeçe banuese në Burrel.

– A.N, 25 vjeçe, banuese në Lezhe.

– A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.

Si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi K.N, banues në qytetin e Shkodrës.

Ky operacion u finalizua me sukses pas një hetimi disa mujor me aplikimin e metodave speciale të hetimit.

Shtetasi Rinard Tota dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni shtetaset e sipërpërmendura, në lokalin e tij “TATA”, në qytetin e Shkodrës.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

  • Ambjenti tre katësh në pronësi të shtetasit Rinard (Frederik) Tota, në të cilin realizohej veprimtaria kriminale.
  • Dy automjete tip Benx dhe Land-Rover në pronësi të Rinard (Frederik) Tota.
  • Një armë zjarri pistoletë.
  • Shtatë ora dore dhe një sasi e konsiderueshme bizhuterishë floriri të ndryshme.
  • Një Laptop dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.
  • Një sasi parash të fituara nga ky aktivitet kriminal në prerje të ndryshme lek, euro, dollarë etj.

Të fundit