Flash News

KRYESORE

Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e turkut të arrestuar bashkë me “gylenistin” Harun Çelik

Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e turkut të arrestuar

Gjykata e Tiranës pranoi në seancën e sotme kërkesën për gjykim të shkurtuar për shtetasin turk Selami Simsek, i cili akuzohet për falsifikim të dokumenteve. Ai u ndalua në Rinas, teksa po tentonte të largohej nga vendi ynë me një vizë kanadeze të falsifikuar. Sipas akuzës, për të ka paguar 5 mijë euro.

Ai u arrestua bashkë me mësuesin turk Harun Çelik, i cili pasi kreu dënimin në Shqipëri për të njëjtën akuzë, u deportua në Turqi, pasi akuzohej si pjesë e lëvizjes Gylen. Por procedurat e deportimit kanë ngjallur reagime në vend edhe nga deputetët e parlamentit evropian.

Gjykata ka vendosur datën 27 janar për seancën e ardhshme, ku prokuroria do të paraqesë konkluzionet përfundimtare për Simsek. Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm edhe një përfaqësues i Ambasadës së Turqisë në Shqipëri.

Të fundit